Basketboll

Ekskluzive: Erjon Kastrati rikthehet te Ylli i Therandës

Erjon Kastrati sivjet është larguar nga skuadra e Trepçës.

Sipas burimeve të sigurta të AsistiOnline.com, basketbollisti prishtinas, është rikthyer zyrtarisht te skuadra e Yllit.

Ky transferim përfaqëson një rikthim të rëndësishëm për Kastratin, i cili ka qenë pjesë e ekipit nga Suhareka edhe më parë, duke kontribuar ndjeshëm në sukseset historike të klubit. Gjatë periudhës së tij të mëparshme me Yllin, ai ka fituar 2 tituj kampioni të Kosovës, si dhe ka triumfuar në Ligën Unike dhe Superkupën e Ligës Unike, duke qenë një nga figurat kyçe të suksesit të ekipit.

Pas asaj periudhe të suksesshme, Kastrati u transferua te skuadra rivale Trepça. Me ekipin mitrovicas ai arriti të fitojë dy tituj të kampionit të Kosovës si dhe trofe të tjerë vendorë.

Klubi nga Suhareka, me ambicie të qarta për sezonin e ri, duket se ka bërë një lëvizje strategjike për të forcuar radhët dhe për të synuar tituj të rinj. /AsistiOnline.com/ 

Komentet janë të mbyllura.