Basketboll

Fotis Takianos emërohet trajner i Yllit

Sot, klubi i basketbollit Golden Eagle Ylli ka prezantuar zyrtarisht trajnerin e ri të skuadrës, grekun me përvojë Fotis Takianos, duke shënuar një hap të rëndësishëm në përgatitjet për sezonin e ri në Superligën e Kosovës.


Fotis Takianos, i lindur në Selanik, është një emër i njohur në basketbollin grek, me një karrierë të gjatë si lojtar dhe trajner. Si lojtar, ai ka luajtur për ekipe të njohura greke si Makedonikos, PAOK dhe Aris etj.

Pas përfundimit të karrierës si lojtar, Takianos kishte filluar rrugëtimin si trajner ku në vitin 2004, duke shërbyer fillimisht si ndihmës trajner në ekipe si Iraklis, AEK dhe PAOK.

Në rolin e trajnerit kryesor, Takianos ka udhëhequr ekipe të ndryshme në Greqi dhe jashtë saj. Në Greqi, ai ka drejtuar ekipe si Panorama, Rethymno, KAOD, OFI, Doxa Lefkadas, Trikala, Larisa, PAOK.

Në sezonin Takianos 2021–2022, është shpallur “Trajneri i Vitit” në basketbollin grek për suksesin e tij me ekipin e Larisës, duke e çuar ekipin në gjysmëfinalet e kampionatit elitar grek. Në arenën ndërkombëtare jashtë Greqisë, ai ka drejtuar ekipe në Katar, Qipro dhe Kazakistan, përfshirë edhe ekipin e Astana në VTB United League.

Takianos nuk është i panjohur për basketbollin kosovar. Ai ka drejtuar më parë Bashkimin e Prizrenit në vitin 2017 dhe Rahovecin në vitin 2021.

Emërimi i tij në krye të Golden Eagle Yllit pritet të sjellë një qasje të re dhe ambicioze për klubin, me synimin për të arritur sukseset e dëshiruara në sezonin e ardhshëm. /AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.