Basketboll

Grapeland bën hapin e parë në Superligë, konfirmon vazhdimin me trajnerin Bujar Loci

Ekipi i ri në Superligën e Kosovës në basketboll, Grapeland Rahoveci, ka bërë lëvizjen e parë zyrtare në prag të edicionit të ri, duke konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Bujar Loci.

Bordi i klubit ka vendosur që njeriu i sukseseve dhe trofeve, trajneri Loci, të udhëheqë Grapelandin edhe në aventurën e parë elitarë. Ai ishte një nga figurat kyçe në ngritjen historike të ekipit në Superligë, dhe klubi e konsideron rinovimin me të si hapin më të rëndësishëm në ndërtimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm.

Siç thuhet në njoftim, “ME BUKIN VAZHDOJMË HISTORINË E TRIUMFIT,” , postim i cili paralajmëron edhe prezantime të tjera të rëndësishme në ditët në vijim.

Klubi ka bërë të ditur se tashmë përbërja e ekipit është kompletuar dhe se shumë shpejt do të prezantohen 12 basketbollistët që do të përfaqësojnë Grapelandin në Superligë, me synim të qartë: Të nderojnë Rahovecin dhe të arrijnë objektivat e vendosura./AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.