Superliga pritet të vazhdojë me 8 ekipe, FBK pa interes e Proton Cable Prizreni e tërheq kërkesën
Gara e Superligës së Kosovës në basketboll pritet të zhvillohet me 8 ekipe edhe në edicionin e ri 2025/26.
Sipas burimeve të AsistiOnline.com, skuadra e Proton Cable Prizrenit ka tërhequr kërkesën për të mbetur pjesë e elitës së basketbollit kosovar, pas sinjaleve të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) e cila duket se nuk e ka parë të arsyeshëm zgjerimin e ligës në 9 ekipe.
Ky vendim i Proton Cable Prizrenit pritet ti jep fund një epoke të rëndësishme për klubin prizrenas, i cili për shtatë sezone me radhë ishte pjesë e pandashme e Superligës. Gjatë kësaj periudhe, skuadra jo vetëm që i dha hijeshi dhe nivel garës, por arriti të fitojë edhe trofe të rëndësishëm dhe për çdo vit u shqua si rival serioz dhe i denjë për çdo kundërshtar.
Largimi i Prizrenit është një humbje për basketbollin vendor, por në të njëjtën kohë krijon një pamje më të qartë për formatin e Superligës, e cila me shumë gjasë do të vazhdojë me tetë ekipe në sezonin e ardhshëm.
Kujtojmë që për edicionin e ri në Superligë është inkuadruar për herë të parë skuadra Grapeland Rahoveci, që do të zë vendin e Proton Cable Prizrenit në elitë.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.