Ekskluzive: Bashkimi në bisedime me Sam Sessoms
Ekipi i Bashkimit po zhvillon bisedime me Sam Sessoms, një nga lojtarët më të dalluar të Vëllaznimit të Gjakovës në sezonet e fundit, Sam Sessoms.
Pas periudhës së tij të shkëlqyer në Vëllaznim, Sessoms nisi një aventurë të re në Rumani me Craiova, më pas në Superligën e Francës me La Rochelle, dhe në sezonin e fundit ai ishte pjesë e ekipit kampion të Polonisë, Legia Varshavë.
Gjatë kohës te Legia, Sessoms pati mesatare prej 8 pikë për ndeshje, megjithëse nuk ishte aktiv gjatë pjesës kryesore të sezonit për arsye që ende nuk janë bërë publike.
Mësohet se përfaqësuesit e Bashkimit kanë shprehur interes të madh për të përforcuar skuadrën me përvojën dhe cilësitë e Sessoms, ndërsa lojtari në rast ardhje do të kishte marrë një vend kyç në projektin e klubit për sezonin e ardhshëm. /AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.