Basketboll

Dren Zatriqi me super ide, tregon një reformim interesant të përbërjes së të huajve në Superligën e Kosovës

Ish basketbollisti dhe analisti i kohë pas kohshëm në ASIST, Dren Zatriqi ka dalë me një propozim konkret lidhur me praninë dhe rregullimin e lojtarëve të huaj në Superligën e Kosovës në Basketboll, duke kërkuar që modeli aktual të rishqyrtohet me qëllim të rritjes së cilësisë dhe konkurrueshmërisë së garës.

Sipas ish drejtorit të Ligës Unike, një formulë e balancuar do të ishte lejimi i dy lojtarëve me status Bosman A (nga vendet e BE-së) dhe tre lojtarëve me status Bosman B (nga vende jashtë BE-së) në listën e skuadrës, me maksimum tre lojtarë të huaj në fushë njëkohësisht gjatë lojës.

Kjo do të sillte më shumë diversitet dhe lojtarë më cilësorë ndërkombëtarë, në vend se të vazhdojmë me trendin aktual ku basketbollistë me cilësi të ulët, të kthyer nga lëndimet apo debutues, e përdorin ligën tonë si platformë për t’i rritur statistikat personale”, thekson Zatriqi në një postim në rrjetet sociale.

Sipas tij, është e domosdoshme që Superliga të vendosë një standard më të lartë për të huajt, në mënyrë që ata të jenë realisht vlerë e shtuar për ligën dhe jo thjesht zëvendësues të lirë për nevojat e përkohshme të skuadrave.

Është koha të rrisim standardin dhe të mbrojmë konkurrueshmërinë e ligës tonë”, përfundon Zatriqi, duke ftuar institucionet përgjegjëse që ta marrin seriozisht këtë çështje në prag të përgatitjeve për sezonin e ri.
_____________________

Postimi i plotë i Drenit:

2 cent kontribut për qështjen e të huajve në 🏀🙋🏻‍♂️❤️

 

Përbërja e lojtarëve të huaj në Superligën e Basketbollit të Kosovës meriton të rishqyrtohet.

Një model i mundshëm për t’u marrë në konsideratë është të lejohen 2 basketbollist me status Bosman A (i referohet lojtarëve që janë shtetas të vendeve të Bashkimit Evropian) dhe 3 Bosman B (i referohet lojtarëve nga vendet tjera) në listën e skuadrës, ndërsa maksimumi 3 lojtarë të huaj në fushë në të njëjtën kohë.

Kjo do të sillte më shumë diversitet dhe lojtarë më cilësorë ndërkombëtarë, në vend se të vazhdojmë me trendin aktual ku basketbollist me cilësi të ulët, të kthyer nga lëndimet apo debutues, e përdorin ligën tonë si platformë për t’i rritur statistikat personale.

Është koha të rrisim standardin dhe të mbrojmë konkurrueshmërinë e ligës tonë.

Me dashni 🏀,

Komentet janë të mbyllura.