Basketboll

Vashat e Kosovës U18 mposhten thellë nga lituanezet në ndeshjen e dytë të Evropianit

Vashat e Kosovës U18 e kanë zhvilluar sot ndeshjen e dytë në Kampionatin Evropian – Divizioni B i cili po mbahet në Lituani.

Ato janë mposhtur nga nikoqiret e Kampionatit me rezultat shumë të thellë 87-38.

Vetëm Malvina Haziri arriti të realizojë pikë dyshifrore te Kosova sot, gjithsejt 17, derisa Elsa Shala kishte 6 dhe Klesta Shatri e Klea Gashi shtuan nga 4.

Në duelin e parë dje, Kosova U18 te femrat ishte mposhtur nga Ukraina 51-62.

Ndeshjen  e tretë të Evropianit, Kosova e zhvillon nesër ndaj Islandës nga ora 12:00 e mesditës. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.