Vashat U18 mposhten me 40 pikë diferencë nga Bosnje e Hercegovina
Përfaqësuesja e Kosovës U18 te femrat e ka pësuar humbjen e rradhës në Kampionatin Evropian Divizioni B i cili po mbahet në Lituani.
Ato janë mposhtur nga Bosnje & Hercegovina me shifrat 94-54.
Malvina Haziri kishte 19 pikë e Klea Gashi shtoi 12 pikë, për ekipin tonë kosovar.
Pas 4 ndeshjeve, ekipi kosovar numëron po aq humbje për fat të keq.
Kosova nesër luan ndeshjen e rradhës ndaj Azerbejxhanit. /AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.