Bora afër marrëveshjes me pllejmejker amerikan me përvojë
Ekipi prishtinas Bora vazhdon të përforcohet me lojtarë para sezonit të dytë në Superligën e Kosovës.
AsistiOnline.com ka mësuar se Bora e ka përmbyllur marrëveshjen e rradhës, me amerikanin Kobe Langley, i cili luan në pozitën e plejmejkerit dhe vjen nga skuadra sllovake Nitra Blue Wings.
Langley, 24-vjeçar nga SHBA, ka ndërtuar një karrierë të larmishme në disa liga ndërkombëtare pas përfundimit të kolegjit në UNC Greensboro, ku ishte pjesë e Spartans në NCAA.
Sezonin 2024 e nisi në Zelandën e Re me ekipin Nelson Giants, ku kishte mesatarisht 16.1 pikë, 5.4 asistime dhe 2.9 topa të vjedhur për ndeshje. Pas kësaj u transferua në Hungari te Szedeak, duke regjistruar 10.9 pikë dhe 7.8 asistime për ndeshje, ndërsa në dhjetor kaloi në Turqi te Kapakli Spor, ku kontribuoi me 10.5 pikë, 2.3 kërcime dhe 2.7 asistime.
Është interesante të përmendet se në janar të vitit 2025, lojtari u bashkua me vëllain e tij binjak në Sllovaki te Nitra Blue Wings, ku mbylli sezonin me 11.8 pikë, 4.5 asistime dhe 1.9 topa të vjedhur për ndeshje.
Langley pritet të udhëheqë organizimin e lojës te Bora sezonin e ri të Superligës së Kosovës.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.