Basketboll

Ekskluzive: Prishtina në bisedime të avancuara me për trajner me ish-yllin evropian, Michalis Kakiouzis

Skuadra e Prishtinës po synon një emër të madh për pankinën në sezonin e ri, dhe sipas burimeve të afërta me klubin, është në bisedime të avancuara me ish-lojtarin e njohur grek dhe tash trajner, Michalis Kakiouzis.

Kakiouzis është një figurë e respektuar në basketbollin evropian, si në parket ashtu edhe në pankinë. Gjatë karrierës së tij si lojtar, ai ka qenë pjesë e disa prej klubeve më të njohura të Evropës si: Efes Pilsen Barcelona, AEK, Montepaschi Siena, Aris etj.

Pasi u pensionua nga basketbolli aktiv, ai kaloi me sukses në rolin e trajnerit dhe ka drejtuar disa skuadra në Greqi, Qipro dhe më gjerë, duke fituar përvojë në ndërtimin e skuadrave dhe në zhvillimin e lojtarëve të rinj.

Edhe si trajner, ai ka fituar 6 trofe me ekipet që ka udhëhequr.

Për Prishtinën, angazhimi i një emri si Kakiouzis do të përbënte një hap të madh përpara, jo vetëm në aspektin sportiv por edhe për imazhin e klubit në skenën ndërkombëtare.

Në rast se arrihet marrëveshja, Prishtina do të bëhej një nga skuadrat e rralla në rajon që udhëhiqet nga një trajner me një karrierë të tillë të pasur si lojtar dhe një reputacion në ngritje si strateg i pankinës. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.