Basketboll

Prishtina e rikthen në skuadër Valmir Kakrukin

Basketbollisti shqiptar Valmir Kakruki do të jetë pjesë e KB Prishtinës për sezonin e ri, pas arritjes së marrëveshjes mes lojtarit dhe klubit kryeqytetas.

Burime të afërta me klubin kanë konfirmuar se marrëveshja është finalizuar dhe zyrtarizimi i tij në “Pallatin e Rinisë” tashmë është vetëm çështje kohe.

Kakruki vjen nga skuadra shqiptare Çairi, që garon në elitën e basketbollit në Maqedoninë e Veriut. Gjatë sezonit të kaluar, ai ka qenë një nga lojtarët më konstant të ekipit maqedonas, duke tërhequr vëmendjen edhe për formën e mirë fizike dhe ndikimin në lojë.

Ky nuk është bashkëpunimi i parë mes Valmir Kakrukit dhe Prishtinës – ai më herët ka qenë pjesë e skuadrës bardhekaltër, ndërsa pas largimit nga kryeqyteti, kishte kaluar edhe një periudhë te Bashkimi i Prizrenit.

Rikthimi i tij te Prishtina shihet si një lëvizje strategjike nga ana e klubit për të përforcuar repartin e lojtarëve vendorë dhe për të sjellë më shumë stabilitet në rotacionin e skuadrës. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.