Basketboll

Bashkimi transferon qendrën amerikane De’Quon Lake

Klubi i Bashkimit e ka zyrtarizuar sot afrimin e qendrës amerikane De’Quon Lake (208 cm), si përforcimin më të ri për sezonin e ardhshëm në Superligën e Kosovës.

Lake vjen në Prizren pas një përvoje të gjerë ndërkombëtare. Karrierën profesionale e nisi në Hungari me Falco Szombathely, më pas ka luajtur për ekipe si Tsmoki-Minsk (Bjellorusi), Oklahoma City Blue (G-League, SHBA), Humacao (Porto Riko), Czarni Slupsk (Poloni), SZTE Szeged dhe së fundmi Atomeromu Paks (Hungari).

Në sezonin 2024/25 me Paks, Lake regjistroi mesatarisht 9.2 pikë, 7.1 kërcime për ndeshje.

Klubi njoftoi se lojtari do t’i bashkohet skuadrës në ditët në vijim. /AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.