Basketboll

Grapeland bën një transferim tjetër interesant të huaj, afron yllin e Besëlidhjes

Debutuesi i sivjetm i Superligës së Kosovës, Grapeland e ka finalizuar sot transferimin e dytë të huaj për sezonin 2025/26.

Ekipi rahovecas ka njoftuar se ka firmosur me qendrën amerikane 2.10 centimetra Philbert Weekes,një goditje kjo ambicioze dhe strategjikisht e orientuar nga klubi që është i vendosur të konkurojë që në krah të emrave të mëdhenj në basketbollin kosovar.

Weekes, me një përvojë të shkëlqyer në dy sezonet e fundit te kampionët e Shqipërisë, Beselidhja Lezhë, kishte mesatare prej më shumë se 10 pikësh dhe 10 kërcimesh për ndeshje dhe luajti me kuqezinjët edhe në Ligën Unike mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Para ardhjes te ekipi i Besëlidhjes, Weeks ka luajtur në SHBA me dy kolegje dhe kishte paraqitje tejet të mira.

Ditë më parë Grapeland kishte prezantuar edhe qendrën tjetër amerikane, Ernest Ross, 208 centimetra i gjatë.

Nga vendorët Grapeland ka transferuar Eliot Pecin dhe Visar Ejupin e ka vazhduar kontratat me Kujtim Ujkanin dhe Hadis Durgutin, derisa për trajner ka vazhduar me Bujar Locin. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.