Basketboll

Kosova mposhtet nga Turqia, por do të luajë në çerekfinale të Evropianit

Kosova U20 e ka pësuar humbjen e parë në Kampionatin Evropian – Divizioni B i cili po mbahet në Yerevan të Armenisë.

Ekipi kosovar u mposht sonte nga Turqia me rezultat tejet të thellë 88-44, dhe dallimi u bë në çerekun e dytë ku Turqia i shënoi 24 pikë e çuditërisht Kosova as një të vetme.

Erolt Rrahmani me 12 pikë e Orges Shatri me 11 pikë, u dalluan sot te Kosova.

Përkundër humbjes së sontme, Kosova e mbyll fazën e grupeve me bilanc shumë pozitiv, 3 fitore e 1 humbje dhe do të luajë në çerekfinale, atje ku ndeshet me Zvicrën.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.