Peja 03 me tjetër transfer vendor, nënshkruan me Enisa Kamerollin
Klubi i Peja 03, që këtë sezon do të përfaqësojë Kosovën në EuroCup Women, ka zyrtarizuar përforcimin më të fundit: Enisa Kamerolli, lojtaren vushtrriase me përvojë ndërkombëtare nga SHBA-të.
Pas konfirmimit të Arbnore Përçukut, Diedona Halitajt dhe Etna Rexhepit, klubi pejan vazhdon të ndërtojë një skuadër sfiduese duke sjellë në skuadër një emër që premton shumë për cilësinë dhe përvojën e saj në parket.
Kamerolli, e cila më parë kishte qenë pjesë e KBF Prishtinës, rikthehet në basketbollin kosovar pas disa viteve të kaluara në SHBA, ku zhvilloi karrierën universitare dhe ngriti nivelin e saj në një ambient kompetitiv.
Transferimi i saj shihet si një përforcim i rëndësishëm për Pejën 03 në prag të debutimit të madh në arenën ndërkombëtare. /AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.