Prishtina e transferon Dion Haxhosajn
Prishtina rikthen Dion Haxhosajn – transferi i dytë zyrtar i verës
KB Prishtina ka bërë të ditur transferimin e dytë zyrtar për këtë verë, duke rikthyer në skuadër basketbollistin Dion Haxhosaj.
Haxhosaj vjen nga skuadra e Borës, ku ka kaluar vitet e fundit, ndërsa rikthimi te bardhekaltërit përfaqëson një hap të njohur për të, pasi ai ka qenë pjesë e Prishtinës edhe më parë.
Ky është përforcimi i dytë i konfirmuar nga Prishtina në këtë afat kalimtar pas Arian Azemit, në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri, ku synimet janë rikthimi në majat e basketbollit vendor. /AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.