Basketboll

Kosova U20 sonte sfidohet nga Zvicra në çerekfinale të Evropianit – Divizioni B

Pas një serie paraqitjesh mbresëlënëse në fazën e grupeve, ku Kombëtarja U20 e Kosovës në basketboll për meshkuj regjistroi tre fitore dhe vetëm një humbje, djelmoshat tanë janë gati për një tjetër sfidë të madhe në Kampionatin Evropian – Divizioni B.

Sonte, me fillim nga ora 18:00, Kosova do të përballet me Zvicrën në ndeshjen çerekfinale të këtij kampionati, në një përballje që tashmë po cilësohet si historike për gjeneratën e re të basketbollit tonë.

Një fitore eventuale do t’i hapte Kosovës dyert e gjysmëfinales, çka do të përbënte një nga arritjet më të mëdha të këtij niveli për përfaqësueset tona të reja.

Atmosfera brenda ekipit është pozitive, motivimi në nivelin më të lartë, ndërsa mbështetja e gjithë basketbollit kosovar është me ta. /AsistiOnline.com/

Forca Dardanët!

Komentet janë të mbyllura.