Kosova U20 mposhtet nga Britania e Madhe në ‘luftë’ për pozitat 5-8
Kosova U20 e ka pësuar humbjen e tretë me rradhë në Kampionatin Evropian – Divizioni B.
Djelmoshat tanë sot janë mposhtur nga Britania e Madhe me rezultat final 71-61.
Jon Ismajli shënoi 21 pikë te Kosova, gjersa Erolt Rrahmani kishte 12 e Rron Dahsyla 11 të tjera.
Ishte kjo ndeshje e vlefshme për rangim final në pozitat 5-8.
Ndeshjen e fundit në këtë Evropian i cili po mbahet në Yerevan të Armenisë, Kosova U20 e zhvillon nesër ndaj Holandës për pozitat 7-8. /AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.