Basketboll

Kosova U20 sot sfidohet nga Britania e Madhe për pozitat 5-8 në Evropian

Përfaqësuesja e Kosovës U20 do të zhvillojë sot ndeshjen e radhës në Kampionatin Evropian – Divizioni B, ku do të përballet me ekipin kombëtar të Britanisë së Madhe.

Kjo ndeshje është pjesë e fazës për renditjen nga vendi i 5-të deri në vendin e 8-të dhe do të luhet sot (e premte, 19 korrik), duke filluar nga ora 13:00.

Kjo përballje vjen pas ndeshjeve çerekfinale, ku Kosova u mposht nga Zvicra me rezultat 72-61, ndërsa Britania e Madhe u eliminua nga Letonia me rezultat 70-61.

Pavarësisht humbjes në çerekfinale, djemtë tanë kanë treguar paraqitje të mira gjatë gjithë kampionatit dhe synojnë një fitore të rëndësishme sot për të përmbyllur garat në pozitën sa më të lartë të mundshme. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.