Basketboll

Lekndreaj vazhdon me Prishtinën edhe një edicion

Një prej basketbollistëve më të mirë vendorë në Kosovë, Daniel Lekndreaj do të jetë pjesë e Prishtinës edhe për një edicion tjetër.

Basketbollisti shkodran u prezantua dje nga klubi bardhekaltër si lojtar që vazhdoi kontratën me ta.

”Danieli vazhdon Bardhekaltër”, shkruan njoftimi i klubit prishtinas.

Lekndreaj në të kaluarën ka qenë pjesë edhe e Pejës dhe Bashkimit, derisa prej vitesh luan në Kosovë, pasi ka marrë pasaportën e Kosovës. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.