Under Header

spot_img

‘Bien’ temperaturat në kryeqytet, Bora afër marrëveshjes me Amin Hot

spot_img

Basketbollisti me pasaportë të Kosovës, Amin Hot, është shumë pranë një marrëveshje me ekipin prishtinas Bora, që këtë sezon ka ambicie të qarta për një inkuadrim në fazën play-off të Superligës së Kosovës.

I njohur për paraqitjet e forta me Trepçën dhe Pejën, Hot ka qenë pjesë e disa klubeve të njohura edhe jashtë Kosovës dhe konsiderohet si një nga lojtarët më me përvojë të basketbollit kosovar aktualisht. Me përvojën e tij, ai pritet të sjellë stabilitet dhe qartësi në lojën e Borës, skuadër që këtë verë ka bërë disa lëvizje interesante, duke përfshirë edhe afrime të huajsh cilësorë.

Bora, që njihet për qasjen e saj dinamike në menaxhim dhe ndërtimin e ekipit, po synon një sezon të suksesshëm. Marrëveshja me Hot shihet si një hap i madh drejt konsolidimit të skuadrës, duke marrë parasysh edhe rolin e tij si lider në fushë dhe jashtë saj.

Zyrtarizimi pritet të ndodhë brenda ditëve në vijim, ndërkohë që “temperaturat” te Hot dhe Bora kanë rënë në maksimum. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme