Basketboll

Fetahu: E kemi ligën kombëtare më të mirën në rajon

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu ka dhënë një deklaratë të fortë dje në një prej emisioneve sportive në vend.

Ai ka deklaruar se Kosova e ka ligën kombëtare (Superligën), më cilësore në rajon.

“E them me përgjegjësi të plotë që ne e kemi Ligën Kombëtare më të mirë në rajonin e Kosovës. Ekipet tona janë profesionale, të nivelit të Superligës, dhe çdo vit po organizohen e përmirësohen më shumë, duke u konsoliduar vazhdimisht. Jemi duke shfaqur basketboll të mirë dhe organizim të shkëlqyer. Kjo është ajo që na karakterizon si komunitet”, tha Fetahu dje në emisionin në RTV Dukagjini – Dueli Sportiv. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.