Golden Eagle Ylli heq “gajlen” edhe të BAT-it – mbyll të gjitha rastet e hapura
Klubi i Golden Eagle Yllit ka bërë një hap të madh drejt stabilizimit të plotë financiar, duke fshirë të gjitha rastet e hapura në Komisionin e Arbitrazhit Sportiv (BAT).
Bëhet fjalë për katër raste të cilat ishin të regjistruara në sistemin e FIBA-s dhe që e pengonin klubin të vepronte lirshëm në tregun e transferimeve. AsistiOnline.com ka mësuar se pas një pune të madhe dhe të vazhdueshme nga menaxhmenti i ri i klubit të Yllit, në koordinim të ngushtë me përfaqësuesit e FIBA-s, të gjitha këto raste janë zgjidhur dhe paguar, andaj nga sot ato më nuk figurojnë në sistemin digjital të organizatës botërore të basketbollit.
Kjo do të thotë se Ylli tani ka të drejtë të transferojë lojtarë pa asnjë pengesë ligjore dhe është një sinjal i qartë për seriozitetin me të cilin klubi i ka trajtuar obligimet e së kaluarës. Një hap i rëndësishëm për të ardhmen e klubit dhe për planet e tij në sezonin e ri. /AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.