Prishtina zyrtarizoi rikthimin e Don Polloshkës
Pas një kohe relativisht të gjatë larg bardhekaltërve, Don Polloshka është rikthyer zyrtarisht te KB Prishtina.
Basketbollisti nga Gjakova, i cili deri tani ishte pjesë e Vëllaznimit, bëhet përforcimi më i ri i skuadrës nga kryeqyteti. Rikthimi i tij vjen pas disa paraqitjeve shumë pozitive, përfshirë edhe ndeshjen e fundit ku la përshtypje të mira në parket.
Polloshka është një emër i njohur për tifozët e Prishtinës, teksa pritet që tashmë me eksperiencën dhe energjinë e tij të ndihmojë ekipin në objektivat për sezonin e ri. /AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.