FBK po mban në Prizren Kamp Nacional
Në Gjimnazin “Loyola” në Prizren është hapur zyrtarisht Kampi Nacional i organizuar nga Federata e Basketbollit të Kosovës.
Sipas njoftimit nga 21 deri më 26 korrik, djemtë dhe vajzat më të talentuar në konkurrencat U14 do të zhvillojnë trajnime intensive në një ambient profesional, me synimin që të bëhen yjet e ardhshëm të basketbollit kosovar.
Në njoftim shkruan se qëllimi i kampit është formimi i gjeneratës së re të lojtarëve që do të përfaqësojnë Kosovën në arenën ndërkombëtare!
Në këtë kamp po marrin pjesë 25 lojtarë/lojtare të përzgjedhur, ndërsa vetëm 12 prej tyre do të fitojnë vendin në ekipin që do të na përfaqësojë në turneun prestigjioz YDF (Youth Development Fund).
Komentet janë të mbyllura.