Under Header

spot_img

Prishtina prezanton të huajin e parë me shumë përvojë

spot_img

Klubi i Prishtinës e ka prezantuar zyrtarisht sot përforcimin e huaj të parë për sezonin e ardhshëm

Bëhet fjalë për fundorin amerikan, Deondre Burns i cili vjen me eksperiencë të lartë nga kampionatet europiane dhe NCAA.

28 vjeçari në sezonin e fundit ka luajtur në elitën franceze me Le Portel, derisa më parë ka luajtur edhe për Hapoel Holon në Izrael, Gottingen në Gjermani, Keravnos në Qipro dhe Starwings në Zvicër.

Burns ka të fituar edhe disa trofec kryesisht në Qipro sa ishte nën urdhërat e trajnerit Michalis Kakiouzis.

Prishtina deri tani ka prezantuar edhe disa transfere vendore dhe gjatë ditëve në vijim pritet të kompletohet edhe me të huajt. /AsistiOnline.com/

 

 

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme