Bora prezanton edhe një amerikan, kompleton ekipin me të huaj
Bora është afër kompletimit si skuadër për edicionin e ri të Superligës së Kosovës, pasi ka prezantuar ardhjen e 5-të nga lojtarët e huaj.
Ekipi prishtinas ka njoftuar së fundmi për transferimin e amerikanit D.Q. Nicholas i cili luan në pozitat fundore.
Nicholas së fundmi ishte pjesë e ekipit nga Superliga e Bosnje & Hercegovinës KK Radnicki Gorazde ku kishte mesatare prej 15.1 pikë, 4.6 kërcime e 3.9 asiste në 26 ndeshje.
Nicholas në të kaluarën ka luajtur për dy kolegjet amerikane Missouri State Redhawks dhe Gardner-Webb Runnin’Bulldogs e për lojtarin, liga kosovare do jetë përvoja e dytë profesionale pas asaj në Bosnje. /AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.