Basketboll

Edhe Dirk Williams largohet nga Bashkimi, nënshkruan me skuadrën e njohur angleze

Përkundër paralajmërimeve për vazhdimin e kontratës me Bashkimin, lojtari i huaj Dirk Williams nuk do të jetë më pjesë e ekipit prizrenas.

Sot, ai është prezantuar zyrtarisht si transferimi më i ri i skuadrës angleze Sheffield Sharks.

Williams, i cili gjatë sezonit në Bashkim kishte mesatarisht rreth 12 pikë për ndeshje, nuk ka arritur të rinovojë kontratën me klubin prizrenas, duke zgjedhur të vazhdojë karrierën në Angli.

Ky largim shënon një tjetër humbje për Bashkimin në radhët e lojtarëve të huaj, teksa klubi vazhdon kërkimet për përforcime të reja për të përballuar sfidat në sezonin që po zhvillohet.

Nga Bashkimi tashmë janë larguar të gjithë lojtarët e huaj nga sezoni i kaluar, përfshiër Jayveous McKinnis, Wendell Green, Eric Copes dhe Mack Smith. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.