Ekskluzive: Grapeland bën lëvizjen kryesore vendore, vazhdon me kapitenin
Klubi i sapo inkuadruar në Superligën e Kosovës – Grapeland Rahoveci duket se ka arritur të sigurojë një nga emrat më të rëndësishëm të skuadrës për edicionin e ri në Superligë.
AsistiOnline.com ka mësuar se kapiteni Rexha ka vazhduar kontratën me klubin nga Rahoveci dhe pritet të jetë udhëheqësi i ekipit në sfidat e elitës së basketbollit kosovar.
Rexha, i cili ishte lojtari kyç në ngjitjen historike të Grapeland në Superligë, ka vendosur t’i qëndrojë besnik fanellës vreshtare edhe për sezonin e ri. Me përvojën dhe lidershipin e tij në parket, ai konsiderohet figura rreth së cilës do të ndërtohet formacioni i trajnerit për edicionin e ri.
Sipas burimeve të afërta me klubin, marrëveshja është arritur me vullnet të ndërsjellë dhe me synim të qartë: stabilizimin e ekipit në Superligë dhe përfaqësim dinjitoz i Rahovecit në garat vendore.
Vazhdimi i kontratës me Rexhën shihet si një hap strategjik i klubit për të ruajtur kontinuitetin dhe identitetin e Grapeland-it në një sezon që pritet të jetë sfidues, por edhe me shumë mundësi për të dëshmuar vlerat e një skuadre që ka ambicie të rritet nga viti në vit. /AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.