Under Header

spot_img

Kosova U18 mposhtet edhe nga Çekia në Evropian

spot_img
spot_img

Përfaqësuesja U18 e Kosovës e ka pësuar humbjen e radhës në Kampionatin Evropian të Divizionit B, që po zhvillohet në Pitesti të Rumanisë.

Djelmoshat kosovarë u mposhtën sonte nga Republika Çeke me rezultat 85-69, në një ndeshje ku pavarësisht angazhimit dhe momenteve pozitive, nuk arritën të përmbysin epërsinë e kundërshtarit.

Edhe sot basketbollisti më i dalluar për Kosovën ishte Besim Bytyqi, i cili kishte plot 24 pikë, ndërsa ndihmën e ofroi edhe Drin Tafilaj me 14 pikë të shënuara. Megjithatë, loja e organizuar dhe efikase e çekëve u tregua vendimtare për rezultatin përfundimtar.

Kosova do të rikthehet në parket nesër, kur do të përballet me Finlandën në ndeshjen e radhës të grupit, derisa ka 4 humbje nga 4 ndeshje të zhvilluara. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme