Basketboll

Super lajm: Transferi i fundit i Trepçës Amzil së bashku me Edonin, pjesë e Finlandës për Eurobasket 202

Një lajm i jashtëzakonshëm për basketbollin kosovar ka ardhur sot nga përfaqësuesja finlandeze: Mustapha Amzil Amzil, përforcimi i ri i KB Trepça për sezonin 2024/25, është konfirmuar si pjesë e listës zyrtare të Finlandës për Eurobasket 2025, që nis në mesin e muajit gusht.

Amzil, i cili së fundi është transferuar te gjigandi mitrovicas, do të jetë pjesë e një eventi madhor evropian, duke e ngritur ndjeshëm profilin e basketbollit në Kosovë. Të kesh një lojtar që do të mbrojë ngjyrat e klubit kosovar sezonin e ardhshëm, ndërsa njëkohësisht përfaqëson një kombëtare të fortë si Finlanda në një ngjarje të nivelit të lartë si Eurobasketi, është një moment historik për Trepçën dhe gjithë basketbollin vendor.

Ajo që e bën edhe më të veçantë këtë përfshirje është fakti se Edon Maxhuni, një tjetër lojtar i Finlandës, me prejardhje nga Kosova, vazhdon të jetë pjesë e rëndësishme e skuadrës finlandeze. Maxhuni është prej vitesh një nga figurat kryesore të ekipit kombëtar të Finlandës dhe ka ndërtuar një karrierë të respektuar në arenën ndërkombëtare.

Pjesëmarrja e Amzil dhe Maxhunit në Eurobasket 2025, nën fanellën e Finlandës, është një mundësi e shkëlqyer për të promovuar edhe më shumë basketbollin në rajon, veçanërisht në Kosovë, ku interesi dhe investimi në këtë sport janë në rritje të vazhdueshme. /AsistiOnline.com/

Mund të jetë një imazh i ‎1 person, Duke luajtur basketboll dhe ‎teksti që thotë "‎と5 FIBA EUROBASKET A Oe| ILATA ١٫ية ROSTER ANNOUNCEMENT 1 MUSTAPHA AMZIL 2 PERTTU BLOMGREN 3 AARON EKWERE 4 JACOB GRANDISON 5 ANDRE GUSTAUSON CRAFT: 6 MIKAEL JANTUNEN 7 HENRI KANTONEN 8 MIRO LITTLE 9 ALEXANDER MADSEN 10 LAURI MARKKANEN בב FINLAND 23 posrnord EDON ЛAXHИΙ 12 ΠΙΙΚΚΑ MUURINEN 13 OLIVIER nKAЛHOUA 14 SASU SALIN 15 ILARI SEPPALA ELIAS VALTONEN‎"‎‎

 

Komentet janë të mbyllura.