Basketboll

Vëllaznimi transferon dyshen e Kosovës U20

Klubi i Vëllaznimit duket se po vazhdon të punojë intensivisht për edicionin e ri në Superligën e Kosovës në basketboll.

AsistiOnline.com ka mësuar se gjakovarët kanë arritur marrëveshje me dy lojtarë vendorë që ishin pjesë e Kosovës U20 gjatë kësaj vere, Rron Dahsyla dhe Norik Binqe, të cilët pritet të jenë pjesë e “kuqezinjve” për sezonin 2024/25.

Dahsyla së fundmi ishte pjesë e Proton Cable Prizrenit, ndërsa më herët ka pasur paraqitje të rëndësishme edhe te skuadra tjetër e Superligës, Peja por ishte edhe te Vëllaznimi. Ai vjen si një prurje që pritet të sjellë energji dhe përvojë në formacionin e Vëllaznimit.

Norik Binqe ndërkohë vjen nga një sezon i ndarë mes dy skuadrave – fillimisht te Bora e pastaj te Prishtina. Lojtari shihet me potencial të madh dhe tashmë do të jetë pjesë e projektit të ri të Vëllaznimit, që synon ngritje dhe një paraqitje më konkurruese në kampionat.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.