Under Header

spot_img

Cedric Russell transferi i fundit i huaj te Trepça

spot_img
Trepça ka zyrtarizuar përforcimin e radhës për edicionin e ri, duke arritur marrëveshje me amerikanin Cedric Russell.

Lojtari 26-vjeçar pritet të vije në Mitrovicë pas një sezoni të suksesshëm në Austri me skuadrën Traiskirchen Lions, ku në 29 ndeshje regjistroi mesatarisht 17.2 pikë, me një përqindje të lartë prej 38.7% nga vija e trepikëshit, 3.7 kërcime dhe 2.2 asistime për ndeshje.

Russell luan në pozitat 2 dhe 1, ndërsa përvojë ka edhe në ABA 2 Ligë me ekipin MZT Skopje, ku ishte pjesë e tyre në sezonin 2023/24 dhe realizoi 13 pikë për ndeshje në nëntë paraqitje.

Para se të fillonte karrierën profesionale, ai spikati në NCAA duke luajtur për dy kolegje të njohura amerikane: Louisiana dhe Ohio State.

Angazhimi i tij shihet si një hap i rëndësishëm nga Trepça për të ndërtuar një ekip konkurrues në kampionat dhe në garat ndërkombëtare.

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme