Ndeshja do të zhvillohet në Shkup të Maqedonisë së Veriut, me fillim nga ora 16:00, dhe përfaqëson hapin e parë të Kosovës në këtë turne evropian të rëndësishëm për grupmoshat e reja.
Skuadra e përzgjedhur nga selektori Gyltekin Selimi, ka përmbyllur fazën përgatitore dhe tashmë është përballë sfidave zyrtare në garën që synon të matë nivelin dhe zhvillimin e talenteve të rinj.
Përballja me Holandën pritet të jetë një ndeshje e vështirë, por Kosova do të kërkojë të shfaqë angazhim, disiplinë dhe progres, në një turne që ka rëndësi për rritjen e brezit të ardhshëm të basketbollistëve.



