Under Header

spot_img

Dion Sheqiri transferohet në Itali, firmos me Solbat Piombino në Serie B

spot_img
spot_img

Djaloshi i ri kosovar Dion Sheqiri, është zyrtarisht përforcimi më i ri i skuadrës italiane Solbat Piombino, që garon në Serie B, për sezonin e ardhshëm.

Sheqiri, i gjatë 208 cm, transferohet në Itali nga Sigal Prishtina, ku sezonin e kaluar në Superligë u paraqit me ta në 23 ndeshje.

Sheqiri u dallua te Prishtina veçanërisht në Ligën Unike, ku në 5 ndeshje kishte një kontribut me mesatare prej 12.6 pikë, 6.2 kërcime dhe 1.6 asistime për ndeshje. Sheqiri ishte gjithashtu pjesë e finales së Ligës Unike në vitin 2025.

Në aspektin ndërkombëtar, Sheqiri ka qenë pjesë e Përfaqësueses së Kosovës për disa vite me gjeneratat e reja. Ai ka qenë edhe pjesë e Kosovës A në disa grumbullime.

Në fakt qendra e re kosovare edhe më herët ka luajtur në Itali me Triesten, e në Kosovë u paraqit edhe me Pejën.

Ky transferim i tij në Itali përfaqëson një hap të rëndësishëm për zhvillimin e mëtejshëm të karrierës së tij, ndërsa ai synon të konsolidohet si një prej emrave premtues në basketbollin evropian. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme