Under Header

spot_img

Rezultate interesante në ndeshjet e Kombëtareve Evropiane për parakualifikimet (2) të Botërorit

spot_img

Sot janë zhvilluar ndeshjet e raundit të dytë në kuadër të Kualifikimeve për Kupën e Botës 2027 – Europa (Para-Kualifikimi 2).

Në raundin e parë të këtyre parakualifikime ishte pjesëmarrëse edhe Kosova e cila u eliminua qysh në fazën e parë dhe nga grupi i Kosovës, avancoi tutje Zvicra e cila po synon Kupën e Botës.

Ndeshjet e ditës së sotme në raundin e dytë parakualifikes, sot kanë sjellë duele interesante dhe disa rezultate domethënëse në rrugën drejt Kupës së Botës:

Ukraina siguroi një fitore të rëndësishme ndaj Sllovakisë 80-71, falë një performance të balancuar në katër periudha dhe një mbrojtjeje të qëndrueshme në fund të takimit dhe tash ka 1 fitore e 1 humbje në këtë fazë.

Holanda arriti fitore si mysafire ndaj Bullgarisë 70-81. Një çerek i parë i fuqishëm (22 pikë) dhe kontrolli i lojës në fund i garantuan suksesin portokallinjve, që gjenden të parët në grup me 2 fitore nga 2 ndeshje.

Fitorja më bindëse e ditës erdhi nga Hungaria, e cila dominoi në çdo aspekt të lojës dhe lë Maqedoninë e Veriut me vetëm 7 pikë në çerekun e fundit, duke e mposhtur me diferenca të thella 96-58 dhe erdhi fitorja e parë për ekipin hungarez.

Kroacia kaloi shifrën e 100 pikëve dhe e mposht Danimarkën me lehtësi 100-71. Një paraqitje ofensive mbresëlënëse dhe tash merr lidershipin e grupit me 2 fitore nga 2 ndeshje.

Me këto rezultate, ekipet vazhdojnë betejën për të kapur fazën kualifikuese drejt FIBA World Cup 2027. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme