Under Header

spot_img

Adis Beçiragiq shkruan histori në basketbollin kosovar: Selektor i Bosnjës për herën e dytë në Kampionat Evropian

spot_img
spot_img

Nuk mbahet mend, për të mos thënë kurrë – që një trajner i huaj, i angazhuar në basketbollin kosovar, të ketë drejtuar një Kombëtare në Kampionat Evropian.

Por këtë tabu po e thyen Adis Beçiragiq, trajner aktual i Trepçës dhe ish-trajner i Pejës e Golden Eagle Yllit.

Beçiragiq do ta drejtojë për herë të dytë radhazi Kombëtaren e Bosnjë e Hercegovinës në Eurobasket, pasi kishte qenë në krye të saj edhe në vitin 2022. Atëkohë, Bosnja regjistroi dy fitore mbresëlënëse, përballë Hungarisë dhe kampionëve të mëhershëm të Evropës, Sllovenisë, e cila gjithsesi e mbylli grupin si lidere.

Bosnja u eliminua në fazën grupore pas humbjeve nga Gjermania, Franca dhe Lituania, por paraqitja e saj, sidomos ndaj Sllovenisë, ishte një sinjal i qartë për potencialin e skuadrës dhe punën e mirë të Beçiragiqit.

Të rikthehesh në Eurobasket me të njëjtën Kombëtare, është një arritje e madhe për çdo trajner – por fakti që Adis Beçiragiq vjen si trajner i kampiones së Kosovës, e bën këtë edhe më të veçantë për basketbollin tonë.

Kjo është një promovim i jashtëzakonshëm për basketbollin kosovar, duke dëshmuar se Kosova është mund të bëhet një vend ku punojnë dhe zhvillohen profesionistë të nivelit të lartë ndërkombëtar. /AsistiOnline.com/

 

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme