Ekskluzive: Prishtina arrin marrëveshje me qendrën e fuqishme amerikane – Kelby Kramer

KB Prishtina ka bërë një lëvizje të bujshme në tregun ndërkombëtar të transferimeve.

Sipas asaj që ka mësuar AsistiOnline.com, kryeqytetasit kanë siguruar shërbimet e qendrës amerikane Kelby Kramer, një emër me përvojë të gjerë në basketbollin evropian dhe amerikan.

Kramer, i gjatë 2.13 centimetra, vjen në kryeqytetin kosovar pas një rruge të pasur në disa liga konkurruese. Pas viteve universitare në NCAA me University of Montana dhe Minnesota State, ai nisi karrierën profesionale në Evropë me ekipin KK Lovćen Cetinje në Mal të Zi.

Prej andej, vazhdoi rrugëtimin në Meksikë me Caballeros de Culiacán, në Venezuelë me Frontinos del Táchira dhe më pas me Gaiteros de Zulia, si dhe pati angazhime të shkurtëra në Rumani (SCM Timișoara), Sllovaki (Nitra Blue Wings) dhe Argjentinë (Peñarol Mar del Plata).

Si qendër klasike, Kramer njihet për prezencën e fuqishme në mbrojtje dhe kontrollin e kërcimeve. Ai pritet të jetë një nga shtyllat kryesore të skuadrës prishtinase për sezonin e ri, duke sjellë eksperiencë dhe fizikalitet në ekip.

Ky transferim shënon një hap të rëndësishëm në përforcimet e KB Prishtinës, që synon rikthimin në majat e basketbollit vendor. /AsistiOnline.com/

 

spot_img

Te ngjajshme

Adis Beçiragiq shkruan histori në basketbollin kosovar: Selektor i...

Nuk mbahet mend, për të mos thënë kurrë - që një trajner i huaj, i angazhuar në...

Rezultate interesante në ndeshjet e Kombëtareve Evropiane për parakualifikimet...

Sot janë zhvilluar ndeshjet e raundit të dytë në kuadër të Kualifikimeve për Kupën e Botës 2027...

Dion Sheqiri transferohet në Itali, firmos me Solbat Piombino...

Djaloshi i ri kosovar Dion Sheqiri, është zyrtarisht përforcimi më i ri i skuadrës italiane Solbat Piombino,...