Under Header

spot_img

Humbje e Kosovës U16 ndaj Ukrainës 77-55 në Evropianin e Divizionit B në Maqedoninë e Veriut

spot_img
spot_img

Kosova U16 pësoi humbje ndaj Ukrainës me rezultat 77-55 në kuadër të Evropianit të Divizionit B, i cili po zhvillohet në Maqedoninë e Veriut.

Pas një pjesë të parë të vështirë, skuadra jonë arriti të ishte një rival i barabartë në pjesën e dytë, por nuk arriti të ndjekë intensitetin e lojës së ukrainasve, që dominuan në fazën përmbyllëse të ndeshjes.

Nga loja e Kosovës, veçohen performancat e Egzon Fazliut me 15 pikë dhe Albion Sylës me 11 pikë.

Me këtë humbje, Kosova regjistron 4 disfata në 4 ndeshje të zhvilluara deri tani në këtë kompeticion. Për ndeshjen e radhës, djemtë tanë do të përballen me Islandën, me shpresën për një paraqitje më të mirë.

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme