Under Header

spot_img

Prishtina konfirmon paralajmërimin e AsistitOnline, zyrtarizon transferimin e Autrey

spot_img
spot_img

Sigal Prishtina ka kryer një transfer me vlerë të madhe në merkaton verore, duke sjellë në radhët e veta amerikanin Lamb Autrey, një lojtari me karrierë të pasur dhe përvojë të gjerë në basketbollin evropian.

Agon Fehmiu nga AsistiOnline.com dje raportoi ekskluzivisht për këtë lëvizje dhe ajo sot është konfirmuar.

Autrey vjen nga Superliga e Republikës Çeke ku ka shkëlqyer sezonin e kaluar. Me ekipin NH Ostrava, ku regjistroi mesatare mbresëlënëse: 18.2 pikë, 7.6 kërcime dhe 6.2 asistime. Derisa në 8 edicionet e fundit ka qenë pjesë e basketbollit elitar çek me ekipe si: Deçin, Usti n’Labem, Nymburk, Kolin, Kralovsti Sokoli, Lions J. Hradec dhe Pardubice, por përvojë ka edhe në Hungari me Sopronin dhe në Finlandë me KTP Basket.

Autrey pritet të sjellë në Prishtinë një kameratizëm të fortë, kreativitet në organizim dhe ndikimin e një lideri në parket. Statistikisht, ai është një lojtar i kompletuar: jo vetëm shënues, por edhe mjeshtër në asistime, kërcime dhe mbrojtje. Përvojat e tij evropiane dhe numrat e lartë të performancës janë një sinjal i qartë se Prishtina ka përforcuar rradhët e veta me një lojtar të kalibrit të lartë. /AsistiOnline.com/

--spot_img

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme

This will close in 20 seconds