Trepça e ka konfirmuar sot atë që e paralajmëroi dje AsistiOnline.com
Qendra amerikane, Chad Brown ka arritur marrëveshje edhe zyrtarisht me mitrovicasit për t’ju bashkuar ekipit “xehtar”.0
Ky transferim pritet të forcojë ndjeshëm skuadrën kampione të Kosovës për sezonin e ardhshëm të Superligës së Kosovës si dhe garat evropiane.
29 vjeçari është i gjatë 206 centimetra dhe shquhet për lojën e tij fizike nën kosh.
Brown fillimisht ka luajtur me kolegjin amerikan: Texas Legends, pastaj në Evropë me ekipet: Charilaos Trikoupis (Greqi), Gießen 46ers (Gjermani), Guelph Nighthawks (Kanada), Peristeri (Greqi), Merkezefendi (Turqi), Hapoel Gilboa Galil (Izrael), Uralmash Yekaterinburg (Rusi), Apollon Patras (Greqi), King Szczecin (Poloni), Manama Club (Bahrein), Titanes del Distrito Nacional (Republika Domenikane), ndërsa në sezonin e fundit ka shënuar mesatarisht 12 pikë, 5.8 kërcime.
Me përvojën e tij ndërkombëtare dhe aftësitë e tij të spikatura, ai pritet të kontribojë ndjeshëm në forcimin e skuadrës dhe arritjen e objektivave ambicioze për sezonin e ardhshëm. /AsistiOnline.com/




