Kanë kaluar 24 vite që nga hera e fundit kur Estonia ishte mes 16 ekipeve më të mira të Evropës. Nga vitet e hershme para Luftës së Dytë Botërore, pjesëmarrja pas pavarësisë në 1993 dhe rikthimi i vonshëm në 2001, rrugëtimi ka qenë i gjatë dhe jo gjithmonë i sukseshëm. Prej vitit 2015, skuadra ka arritur në tre nga katër edicionet e fundit të fazës finale, duke treguar se është pjesë e rrymës moderne të basketbollit evropian.
Synimi tani është i qartë: një vend në raundin e 16‐shes në një nga grupet më të forta të EuroBasket 2025, si dhe ndërtimi i bazës për EuroBasket 2029, kur Estonia do të jetë nikoqire dhe do të kërkojë të paraqitet si konkurrente serioze për fazat me eliminim direkt, ndoshta edhe për një vend në Top 10 për herë të parë që nga 1993.
Grupi A ku marrin pjesë edhe Letonia, Turqia, Serbia, Republika Ceke dhe Portugalia do të jetë sfidues për ta.
Skuadra e zgjeruar:
Rasmus Andre, Leemet Bockler, Henri Drell, Kregor Hermet, Gregor Ilves, Janari Joesaar, Mikk Jurkatamm, Artur Konontsuk, Maik-Kalev Kotsar, Kerr Kriisa, Kristian Kullamae, Gregor Kuuba, Siim-Markus Post, Sander Raieste, Joonas Riismaa, Mart Rosenthal, Kasper Suurorg, Matthias Tass, Kaspar Treier, Hugo Toom, Henri Veesaar, Siim-Sander Vene.
Ylli i ekipit
Maik-Kalev Kotsar
Një “late bloomer” në basketbollin estonez, Kotsar nuk arriti të shquhej te kombëtarja U18 dhe vetëm në vitin e fundit të kolegjit në South Carolina arriti mesatare me shifra dyshifrore. Pas kthimit në Evropë në vitin 2020, ai kaloi katër vite mes Hamburg Towers dhe Baskonia, duke ndërtuar reputacion me fuqinë fizike dhe dorën e majtë shumë të saktë. Sezonin e fundit e kaloi në Japoni me Yokohama B-Corsairs, ku ishte pranë një “double-double” mesatare.
Në moshën 28-vjeçare, ai do të përballet me një nga grupet më të forta për sa i përket lojtarëve të gjatë, ku përfshihen emra si Nikola Jokić, Alperen Şengün, Kristaps Porzingis dhe Neemias Queta.
Trajneri
Heiko Rannula mori drejtimin e Estonisë në vitin 2024, duke sjellë energjinë e brezit të ri të trajnerëve dhe përvojën e fituar si ish‐lojtar dhe trajner i suksesshëm me BC Kalev/Cramo, ku fitoi tituj kampion e kupa kombëtare. Prej vitit 2019 ka qenë edhe pjesë e stafit të kombëtares si ndihmës. Aktualisht drejton edhe Legia Warsaw në Poloni.
I njohur për lojën me ritëm dhe disiplinë taktike, Rannula synon të zhvillojë lojtarë të rinj dhe të ndërtojë një skuadër konkurruese, jo vetëm për këtë edicion të EuroBasket, por edhe si nikoqire në 2029.
Orari i ndeshjeve:
27 gusht: vs Serbia (20:15 CET)
29 gusht: vs Letonia (17:00 CET)
30 gusht: vs Republika Çeke (13:45 CET)
1 shtator: vs Turqia (13:45 CET)
3 shtator: vs Portugalia (13:45 CET)