Under Header

spot_img

EuroBasket 2025 – Profili i Gjermanisë: Kampionët e Botës synojnë të dominojnë Evropën

spot_img
spot_img

Si kampione aktuale e botës, Gjermania vjen në EuroBasket 2025 me objektivin për të bërë një hap përtej vendit të tretë të fituar në EuroBasket 2022.

Në ndeshjet përgatitore, Gjermanët po tregohen shumë të fortë, madje së fundi fituan me autoritet në Slloveni kundër kombëtares vendase. Për shumë arsye ‘Die Mannschaft’ konsiderohen nga favoritët kryesorë në këtë edicion.

Gjermania është padyshim një prej ekipeve më të ekuilibruara dhe më të thella në këtë EuroBasket, duke kombinuar yje të NBA-së, lojtarë të provuar në EuroLeague dhe elementë kyç nga kampionati vendas.

Lideri është Dennis Schröder (Sacramento Kings), organizatori i shpejtë dhe vendimtar me përvojë si kampion bote. Krah tij spikat Franz Wagner (Orlando Magic), një talent i madh me aftësi për të ndikuar në të dyja anët e fushës, ndërsa Daniel Theis sjell forcë dhe përvojë nën kosh. Skuadra mbështetet edhe te lojtarë si Johannes Voigtmann, Andreas Obst dhe Maodo Lo, të cilët garantojnë ekuilibër, gjuajtje të sakta dhe intensitet në lojë.

Në krye të skuadrës qëndron trajneri i ri, spanjolli Álex Mumbru, kurse garat i fillon në grupin B ku janë Mali i zi, Finlanda, Lituania, Britania e Madhe dhe Suedia.

Skuadra e zgjeruar:

Christian Anderson, Isaac Bonga, Oscar Da Silva, Tristan Da Silva, Justus Hollatz, David Krämer, Leon Kratzer, Maodo Lo, Andreas Obst, Dennis Schröder, Daniel Theis, Johannes Thiemann, Johannes Voigtmann, Franz Wagner, Nelson Weidemann.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz që luajnë basketboll, fanellë basketbolli, turmë dhe teksti që thotë "Un In"

Ylli i ekipit

Dennis Schröder mbetet figura më e ndritshme në parket. Ai luan aktualisht në NBA për Sacramento Kings, u shpall MVP i Botërorit FIBA 2023 dhe udhëhoqi ekipin drejt medaljes së artë. Lojtari i disa skuadrave në NBA përgjatë karrierës së tij, luan për kombëtaren A prej vitit 2014 me mesatare impresive 20.2 pikë dhe 6.8 asistime për ndeshje. Për të ky do të jetë EuroBasketi i tij i katërt teksa në 3 paraqitjet paraprake në europian ka luajtur me mesatare të përgjithshme prej 22.2 pikë dhe 6.2 asistime.

Mund të jetë një imazh i 3 persona, persona që luajnë futboll, njerëz që luajnë futboll, turmë dhe teksti që thotë "CHLPI NG NG 500"

Trajneri

Álex Mumbru, 45 vjeç, ish-lojtar kampion bote (2006) dhe europian (2009) me Spanjën, nisi karrierën si trajner në 2018 te Bilbao Basket e më vonë te Valencia. Ai u emërua trajner i Gjermanisë në 2024 për të nisur një cikël të ri pas suksesit të paraardhësit Herbert. Mumbru ka theksuar se për të ruajtur statusin e kampionit botëror, skuadra duhet të ketë harmoni të fortë dhe disiplinë taktike.

Neue Zeitrechnung für deutsche Basketballer

Orari i ndeshjeve:

27 gusht: vs Mali i Zi (15:30 CET)
29 gusht: vs Suedia (12:30 CET)
30 gusht: vs Lituania (12:30 CET)
1 shtator: vs Britania e Madhe (15:30 CET)
3 shtator: vs Finlanda (19:30 CET)

 

--spot_img

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme

This will close in 20 seconds