KB Bashkimi ka zyrtarizuar afrimin e lojtarit amerikan TJ Bickerstaff, i cili bëhet përforcimi i pestë i huaj i skuadrës prizrenase për sezonin e ri të Superligës së Kosovës në basketboll.
Bickerstaff, i gjatë 206 cm, vjen te Bashkimi pas një sezoni të suksesshëm në Qipro me ekipin AEL Limassol, ku shënoi mesatarisht 16.2 pikë, kapi 11.2 kërcime dhe dha 1.7 asistime për ndeshje, duke pasur 54.7% saktësi nga gjuajtjet në fushë.
Me përvojën dhe energjinë që e karakterizon, 25-vjeçari pritet të jetë një nga pikat kyçe të Bashkimit në garat e ardhshme, teksa skuadra synon rezultate të larta në edicionin 2025/26. /AsistiOnline.com/