Pak ditë më parë KB Golden Eagle Ylli ka prezantuar përforcimin më të ri për edicionin e ri të Superligës së Kosovës në basketboll.
Lojtari Dwayne Cohill, i cili këtë vit do të veshë fanellën therandase, ka ndarë për AsistiOnline.com emocionet e tij para nisjes së sezonit.
“Jam shumë i emocionuar që po e nis sezonin e ri në Kosovë. Është një mundësi e shkëlqyer për të treguar aftësitë e mia në një ligë me lojtarë të tjerë të mëdhenj. Mezi pres të filloj,” – tha fillimisht ai.
Sa i përket objektivave, ai theksoi se fokusi kryesor është ndihma maksimale për ekipin:
“Qëllimet dhe ambiciet e mia për këtë vit me KB Ylli janë të thjeshta – ta udhëheq skuadrën në çdo mënyrë që kërkohet prej meje dhe të bëj gjithçka që mundem për klubin tonë, në mënyrë që të garojmë në nivel të lartë. Nuk kam ndonjë objektiv individual, përveçse të jem versioni më i mirë i vetes çdo ditë dhe të lejoj që loja ime dhe ekipi të bëjnë pjesën tjetër.”
I pyetur për njohuritë mbi basketbollin kosovar, ai pranoi se nuk është shumë i njohur me ligën, por e di se tifozët e duan shumë këtë sport.
“Nuk jam shumë i njohur me basketbollin në Kosovë, por kam dëgjuar se tifozët e duan shumë basketbollin dhe mezi pres të vij e të mësoj më shumë për të.”
Në fund, ai pati edhe një mesazh për tifozët e Yllit.
“I falënderoj paraprakisht për përkrahjen dhe pres me padurim një rrugëtim të bukur këtë sezon bashkë me ju, duke krijuar kujtime që do të zgjasin.” /AsistiOnline.com/