Pas më shumë se një dekade mungesë, Portugezët kthehen në skenën kontinentale për herë të katërt në histori, pas paraqitjeve në vitet 1951, 2007 dhe 2011.
Ky rikthim është një moment i madh për basketbollin portugez, duke ardhur pas një faze kualifikuese të vështirë dhe pa shumë shkëlqim por me suksesin e mjaftueshëm për ta siguruar vendin e tyre në EuroBasket.
Edhe pse renditen të 28-tët në Evropë dhe të 55-tët në botë – renditja më e ulëta ndër ekipet e kualifikuara – skuadra synon të tregojë se në sport gjithçka është e mundur. Vetëm bashkëorganizatorja Qipro, e kualifikuar automatikisht, ka renditje më të ulët (38 në Evropë dhe 84 në botë).
Portugalia është pjesë e Grupit A, ku do të përballet me Letoninë, Republikën Çeke, Turqinë, Serbinë dhe Estoninë.
Lojtarët e Portugalisë janë të shpërndarë kryesisht në kampionatin vendas, me disa që luajnë në liga evropiane konkurruese dhe një yll në NBA. Shumica e tyre janë figura kyçe në skuadrat ku aktivizohen, duke mbajtur role të rëndësishme si titullarë dhe liderë në fushë.
Skuadra e zgjeruar:
Francisco Amarante, Diogo Brito, Anthony da Silva, Goncalo Delgado, Diogo Gameiro, Ricardo Monteiro, Miguel Queiroz, Neemias Queta, Daniel Relvao, Candido Sa, Nuno Sa, Rafael Lisboa, Diogo Ventura, Vladyslav Voytso, Travante Williams.
Ylli i ekipit
Neemias Queta
Qendra 2.13 metra e gjatë është lojtari më i rëndësishëm i Portugalisë dhe krenaria e basketbollit të vendit. Lojtari i Boston Celtics në NBA ishte draftuar në vitin 2021 për tu bërë edhe portugezi i parë në histori që arriti të futej në ligën më të fortë në botë ku në vitin 2024 edhe u shpall kampion me Boston. Me fizik të jashtëzakonshëm, aftësi për të dominuar nën kosh dhe përvojë në elitën e basketbollit botëror, Queta pritet të jetë lideri i padiskutueshëm i ekipit në këtë EuroBasket.
Trajneri
Skuadra drejtohet nga 68 vjecari Mario Gomes, i cili ka një përvojë të gjatë në basketbollin portugez, ku për një kohë të gjatë ka punuar në ekipe si Benfica dhe Estrelas de Avenida teksa ka qenë asistent edhe te kombëtare si Jordania dhe Angola, para se ta marrë drejtimin e Portugalisë para gati një dekade (2016). Padyshim kualifikimi në Eurobasket konsiderohet suksesi më i madh në karrierën e tij, ndërsa një paraqitje e mirë me ndonjë fitore eventuale në këtë EuroBasket do të paraqiste tjetër sukses për të.
Orari i ndeshjeve:
27 gusht: vs Republika Çeke (13:45 CET)
29 gusht: vs Letonia (20:15 CET)
30 gusht: vs Serbia (17:00 CET)
1 shtator: vs Turqia (13:45 CET)
3 shtator: vs Estonia (13:45 CET)