Përfaqësuesja e Kosovës U16 në basketboll e ka përfunduar sot Kampionatin Evropian – Divizioni B me një tjetër humbje.
Në ndeshjen e fundit, djemtë e rinj u mposhtën nga Austria me rezultat 72-63.
Kjo ishte disfata e shtatë radhazi për Kosovën në këtë Evropian, duke bërë që bilanci të mbyllet me 7 humbje nga 7 ndeshje të zhvilluara. Një paraqitje e zbehtë që së paku zyrtarisht e dërgon Kosovën në Divizionin C për edicionin e ardhshëm.
Ky rezultat nënvizon edhe një herë sfidat me të cilat po përballet basketbolli i gjeneratave të reja në vend, duke e lënë federatën dhe klubet përpara detyrimit të punojnë më shumë në zhvillimin e talenteve të rinj. /AsistiOnline.com/