Në Mitrovicën e Veriut u organizua dje për herë të parë gara e Streetball 3×3, e cila ngjalli interesim të madh tek qytetarët e kësaj komune.
Aktiviteti sportiv u prit me entuziazëm, duke mbledhur dhjetëra sportdashës dhe adhurues të basketbollit rrugor, të cilët e shijuan atmosferën dinamike dhe garat e forta mes ekipeve pjesëmarrëse.
Pas një dite plot ndeshje interesante, fitues doli skuadra Bero Kingdom, në përbërje të lojtarëve Qendrim Ajazaj, Ujkan Karanezi, Bardh Rexha dhe Arion Balluku, të cilët treguan lojë të disiplinuar dhe shpirt garues deri në fund.
Ky organizim i parë i Streetball 3×3 në Mitrovicën e Veriut konsiderohet një hap i rëndësishëm për zhvillimin e aktiviteteve sportive dhe krijimin e mundësive të reja për të rinjtë e këtij qyteti i cili që nga paslufta ishte pasiv. /AsistiOnline.com/