Under Header

spot_img

EuroBasket 2025 – Profili i Malit të Zi: Me përvojë dhe ambicie për më shumë

spot_img
spot_img

Që nga pjesëmarrja e parë si shtet i pavarur në vitin 2011, Mali i Zi është bërë një emër i rregullt në EuroBasket 2025. Kjo do të jetë pjesëmarrja e tyre e pestë në gjashtë edicionet e fundit dhe e treta radhazi, duke dëshmuar stabilitet dhe progres.

Në dy edicionet e fundit (2017 dhe 2022), ata arritën deri në fazën e 16-shes më të mirë, duke përfunduar të 13-tët – rezultati më i mirë deri më sot.

Skuadra vjen në Tampere me një përbërje të pasur në përvojë dhe cilësi, të udhëhequr nga ylli i Chicago Bulls, Nikola Vučević, i mbështetur nga emra si Marko Simonović dhe Vladimir Mihailović, teksa ekipit i është shtuar edhe amerikani i natyralizuar Kyle Allman – një fundor kualitativ që ka luajtur për Besiktas, ndërsa tash aktivizohet te Turk Telekom në Turqi.

Si ekip i njohur për qëndrueshmërinë dhe luftën në parket, Mali i Zi nuk duhet nënvlerësuar teksa synon të bëjë hapin e radhës drejt çerekfinaleve. Gjatë fazës përgatitore, Mali i Zi mposhti Bosnjë dhe Hercegovinën dhe Izraelin, humbi ndaj Francës dhe Greqisë, dhe do të përballet me Turqinë në testin e fundit më 22 gusht.

Skuadra e zgjeruar:
Kyle Allman, Igor Drobnjak, Ognjen Carapic, Vladimir Mihailovic, Balsa Zivanovic, Zoran Vuceljic, Jovan Kljajic, Dordije Jovanovic, Andrija Slavkovic, Emir Hadzibegovic, Bojan Tomasevic, Filip Andusic, Marko Simonovic, Zoran Nikolic, Nikola Vucevic

Mund të jetë një imazh i 8 persona, njerëz që luajnë basketboll dhe persona që luajnë volejboll

Ylli i ekipit

Nikola Vucevic është lideri i padiskutueshëm. Ky do të jetë EuroBasket-i i katërt për qendrën e Chicago Bulls, i cili ka mbi 14 sezone në NBA. Në EuroBasket 2022, ai shënoi mesatarisht 14.5 pikë dhe 8 kërcime, statistikat e tij më të mira në këtë turne, duke treguar përparimin e madh edhe në arenën ndërkombëtare. Krahas përvojës dhe teknikës së rafinuar, ai mbetet arma kryesore e Malit të Zi.

Mund të jetë një imazh i ‎2 persona, njerëz që luajnë basketboll dhe ‎teksti që thotë "‎הנוקד BIH MONTENL مى Menach ENTDIUSSO DET P KS CG /. FPOERATIONOFNC DERATION‎"‎‎

Trajneri

Skuadra drejtohet nga Boško Radović, i cili ka qenë për vite ndihmës i Bogdan Tanjević dhe Zvezdan Mitrović para se të merrte drejtimin kryesor. Me njohuri të thella për basketbollin malazez dhe përvojë në kontinuitet, Radović ka arritur të ndërtojë një grup kompakt që kombinon përvojën e lojtarëve të mëdhenj me energjinë e brezit të ri.

Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz që luajnë futboll, persona që luajnë futboll dhe teksti

Orari i ndeshjeve:

27 gusht: vs Gjermania (15:30 CET)
29 gusht: vs Lituania (15:30 CET)
30 gusht: vs Finlanda (19:30 CET)
1 shtator: vs Suedia (12:30 CET)
3 shtator: vs Britania e Madhe (12:30 CET)

 

--spot_img

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme

This will close in 20 seconds