Kolegji i famshmëm Connecticut i njohur si UConn, ka zyrtarizuar nënshkrimin e qendrës me prejardhje nga Kosova i gjatë plot 2.18 centimetra, Rrezon Elezaj, i cili do të jetë pjesë e ekipit të tyre për sezonin 2025/26.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë kolegji prestigjioz amerikan, duke e cilësuar Elezajn si një përforcim të rëndësishëm për ta.
Elezaj, i lindur në Kosovë, por tash si shtetas turk dhe me përvojë ndërkombëtare si pjesë e kombëtares së Turqisë, ka lënë gjurmë në garat e gjeneratave të reja. Ai së fundmi ishte pjesë e FIBA U18 Eurobasket 2025, ndërsa më herët kishte fituar medaljen e bronztë me Turqinë në Kampionatin Botëror U17 (2024).
Sipas njoftimeve nga mediat amerikane, Elezaj ka pranuar ofertën e UConn-it për bursë dhe do të nisë studimet dhe stërvitjet në kampusin e Storrs që nga kjo vjeshtë. Me këtë hap, ai synon të zhvillohet edhe më tej në një nga programet më prestigjioze të basketbollit universitar në SHBA.
Sa tituj ka UConn në NCAA Men’s Basketball?
Skuadra e basketbollit të meshkujve e UConn (UConn Huskies) ka fituar 6 tituj kombëtarë në turnetë NCAA Division I. Këta tituj janë fituar në vitet: 1999, 2004, 2011, 2014, 2023 dhe 2024.
Kjo i vë ata në vendin e tretë për më shumë tituj në historinë e NCAA Division I, duke ndarë pozicionin me North Carolina, vetëm pas UCLA (11) dhe Kentucky (8). /AsistiOnline.com/



